TIRANE

Adi Krasta rikthehet me “A në News 24” pa ngjyrat e spektaklit, pasi në qendër do të jenë fjala dhe aktualiteti.

Gazetari Krasta rrëfehen në emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës detaje nga kontrata e bashkëpunimit që nënshkroi me televizionin ‘News 24’, ndërsa nuk tregoi datën se kur do të niste emisioni i ri.

Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv ndau me publikun informacione interesante rreth emisionin të tij, duke shtuar se e hëna do jetë dita në të cilat Krasta do të shfaqet në “prime time”. Ai pohoi se kishte pranuar që të ishte pjesë e ‘News24’ pasi do të fliste pa flitra.

“Konkurrimi ka kaluar në televizionet e niveleve të informacionet. Siç është edhe News24. Që të jem i ndershëm me ty Nisida në një bisedë që kemi bërë me Hysenbelliun për të filluar punë më tha; “Eja në News24 që të flasësh për çfarë të duash dhe kur të duash. S’do kesh kurrë një shqetësim”. Për mua është fondametale të flas pa filtra. Shqipëria, po tregon se duhet të bësh shumë që të reagojnë në ndonjë formë. Nëse ka ndonjë lëkurëhollë që tendoset nga një shaka televizive, ky tregon se është problem i tyre. Dua që të pranosh një kërkesë timen që në emision të jeni aty të analizojmë çfarë ka ndodhur gjatë javës (i bën ftesë Nisidës). Në emision s’ka gjë spektakolare, por ajo që ndodh. E kam menduar që këtij publiku në këtë kaos, që janë njësoj, t’i propozojmë diçka tjetër. Që do të jetë në prime-time çdo të hënë. Do ketë informacion, biseda, pyetje. Asgjë si pikë kthesë në historinë televizive. Unë jam antikonformist që në lindje”, tha Krasta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: