“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Krastë të Elbasanit. Familja Çipi është vendosur në çadër pasi janë zhvendosur nga një fshat i thellë i Elbasanit pasi banesa e tyre u shemb. Për një kohë të konsiderueshme kanë jetuar në një çadër. Prindërit kanë tre fëmijë, dy adoleshentë dhe një të mitur. Fëmijët janë të tre në shkollë.

https://youtu.be/oUnttPQrA6w

Kryefamiljari ka probleme me astmën, me sytë dhe këmbët. “Unë jam i mbaruar për fëmijët. Jeta ime nuk behet më. Kur shikoj këtë çadër shikoj varrin tim. Nga sëmundja që kam u afruam afër spitalit në Krastë” -thotë kryefamiljari.

Gruaja është e papunë, fëmijët vuajnë për bukën e përditshme. “Nuk kemi asgjë për të ngrënë, shpresojmë vetëm tek Zoti”-thonë fëmijët.

Gruaja thotë se burri nuk ka asnjë mundësi të kurohet, por një mjeke e ka vizituar pa i marrë para.

“Kam frikë, nuk dua të më lerë vetëm. Kalamajtë qajnë për të. Mjekja më tha ky nuk e ka të gjatë jetën, ajo tha se mushkëria i ka mbaruar. Jam pa shpresë, fëmijët nuk kanë as ushqim. Në banesë do qëndrojmë deri në qershor, por nuk kemi asnjë para. Ku do mbytemi ne?”-shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb