E mbani mend Pitër Krauç, Gjigantin e Madh të Mirë të sulmit anglez? Lojtari që shkëlqeu me fanellën e Liverpulit, Totenhemit dhe fanellën e Kombëtares së Anglisë një dekadë më parë, flet për VAR-in dhe atë që do të ndodhte nëse ai do të vijonte ende të luante futboll në ditët e sotme, ose nëse VAR do ta kishte shoqëruar gjatë karrierës.

“Nëse do kishte VAR në periudhën time, krahët e mi të gjatë do të më kishin anuluar të paktën 50 gola për pozicion jashtëloje”, shkruan anglezi në rrjetet sociale dhe të gjithë te gjatësia e tij. Pitër Krauç me 201 centimetrat e tij ka qenë lojtari më shtatlartë që ka veshur ndonjëherë fanellën e Anglisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: