Sistemi bankar miratoi 87% të aplikimeve për kredi gjatë vitit 2018.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat shqiptare kanë refuzuar vetëm 7,4% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat e huaja kanë refuzuar një përqindje gati dy herë më të lartë, me 14,1%.

Vitin e kaluar sistemi bankar dha rreth 260 miliardë lekë kredi të re. Tek individët, kredia pësoi një rënie të lehtë, me 1,3%. Ndërsa segmenti më problematik edhe për vitin e kaluar ishte biznesi, ku kredia e ra pësoi rënie me afërsisht 8%.

Bankat raportojnë çdo 6-mujor informacion lidhur me numrin total të aplikimeve për kredi të marra, duke i klasifikuar në aplikime të pranuara, të refuzuara dhe në shqyrtim. Mbi bazën e të dhënave, është analizuar ecuria e numrit të aplikimeve të bizneseve dhe individëve të marra në shqyrtim nga bankat gjatë periudhave përkatëse, si një tregues që përafron kërkesën e tregut për kredi bankare. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb