TIRANE

Misioni i Fondit Monetarë Ndërkombëtar i cili ka mbërritur në Tiranë ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të vendit tonë në kuadër të diskutimeve të artikullit 4.


Këtë të enjte misioni i FMN ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ku është diskutua mbi zhvillimet ekonomike, kursin e këmbimit, inflacionin, paketën e deurizimit dhe ecurinë e kreditimit.



Sipas njoftimit për shtyp ditët në vazhdim misioni i FMN do të zhvillojë takime me drejtues të departamenteve të Bankës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb