NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
3 kokrra vezë
150 ml vaj
1 gotë kos
100 gr krem kosi
1 lç kripë
500-600 gr miell misri
1 pako pluhur pjekës
Djath – alternativë
Fara susami

Përgatitja

Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë Celsius dhe vendosim një tepsi të lyer me vaj që të nxehet.

Rrahim 3 kokrra vezë në një tas të madh. Shtojmë në të vajin dhe i trazojmë së bashku, shtojmë më pas kosin dhe pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen.

Miellin e trazojmë me pluhurin pjekës dhe e shtojmë pak nga pak tek tasi me vezë dhe kos. E trazojmë me lugë druri derisa të formohet një brumë jo i trashë (si brumi i një keku).

Vendosim brumin e përgatitur në tepsinë e nxehur më parë në furrë. E nivelojmë brumin mirë dhe e vendosim krelanin me miell misri në furrë në temperaturën 250 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Alternativë, sipas dëshirës brumit mund t’i hedhim brenda dhe pak djath dhe sipër ta spërkasim me pak fara susami.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb