Nga: ZONJA KATERINA


1.5 litër qumësht, 40 gr arrë kokosi pluhur, 150 gr sheqer, 50 gr miell bajamesh, 80 gr niseshte, 1 bustinë vanilje


Ngrohim qumështin duke lenë 1 gotë mënjëanë. Ndërkohë arrën e kokosit e trazojmë me sheqerin, miellin e bajameve, niseshten dhe vaniljen së bashku me gotën e qumështit që lamë mënjëanë. Masën e përgatitur e shtojmë tek qumështi sapo ai të fillojë të nxehet. E trazojmë vazhdimisht dhe e lemë derisa të marrë valë dhe të bëhet një masë kremoze. E ndajmë më pas në tasa ëmbëlsirash, e lemë të ftohet dhe e servirim pudrosur me arrë kokosi.


(er.cu/vila24/BalkanWeb)