Nga: ZONJA KATERINA


1 kg fruta të ndryshme, 4 lgj niseshte, 4-5 gota ujë, 4-5 lgj sheqer, 1 lgj gjalpë, 1 bustinë vanilje
1 shkop kanelle
2-3 kokrra bahar


Qërojmë frutat nga lëkura dhe i presim në kubikë të vegjël. Pjesët e lëkurave i vendosim në një tenxhere me ujë duke shtuar një shkop kanelle, 2-3 kokrra bahar dhe i lemë të ziejnë për 10-15 minuta.

Më pas kullojmë lëngun dhe përziejmë të gjithë përbërësit duke shtuar 1 filxhan ujë të ftohtë që të shkrijë niseshtja. Vendosim lëngun e përftuar në sobë të marrë valë dhe të lidhet e të bëhet kremoz. Më pas shtojmë frutat, një bustinë vanilje dhe një lugë gjalpë dhe i lemë frutat në krem për 4-5 minuta dhe më pas i servirim në gota ose tasa të vegjël me borzilok të freskët.


(Vila24/BalkanWeb)

Etiketa: