Nga: ZONJA KATERINA


3-4 kokrra mollë
1 lgj gjalpë
3 lgj sheqer
2 filxhanë qumësht
1-2 fixhanë ujë
1 bustinë vanilje
3 lgj niseshte
Kanellë


Në një tenxhere hedhim gjalpin, sheqerin dhe mollët të prera në kubikë. I përziejmë lehtë për 3-4 minuta sa mollët të zbuten, më pas shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë vale. Kur qumështi të ketë filluar të marrë valë shtojmë vaniljen dhe niseshten të tretur me pak ujë. E trazojmë dhe e lemë në zjarr derisa masa të lidhet dhe më pas e servirim kremin në gota ëmbëlsirash spërkatur me pak kanellë.
(Vila24/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb