Nga: ZONJA KATERINA

300 ml ujë, 2 lgj niseshte, 1 ½ lgj qumësht i kondensuar, Vanilje, Kakao, Lëng portokalli
Në një tenxhere të vogël hedhim ujin, niseshten, vaniljen dhe qumështin e kondensuar. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze. E servirim kremin me shije vanilje me pak reçel dhe me pak kanellë.

Per kremin me shije kakao veprojmë njësoj si për kremin me vanilje vetëm se shtojmë dhe 1 lugë kakao pluhur. Kremin me shije kakaoje mund ta servirim me pak reçel dhe me pak çokollatë të thërrmuar.

Për kremin me shije portokalli veprojmë njësoj si me kremin e vaniljes vetëm në këtë rast në vend të 300 ml ujë do të përdorim 300 ml lëng portokalli. Kremin me shije portokalli e servirim me një gjethe borzilok dhe me frut të freskët sipas preferencës.

(er.cu/vila24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb