Kremlini ka thënë të hënën se do ta studionte atë që presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quan “plan të fitores” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, pasi dhe kur të publikohen informacionet zyrtare për të, raporton Reuters.

Zelenskyy do ia prezantojë planin presidentit amerikan Joe Biden këtë javë dhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump, gjatë vizitës në SHBA, ku të martën Zelenskyy do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Plani, detajet e të cilit Zelenskyy nuk i ka bërë publike deri më tani, duket të jetë një përpjekje nga Zelenskyy për ta bindur Washingtonin dhe aleatët e tjerë që të ofrojnë ndihmë të mëtejshme për vendin e tij në një përpjekje për ta detyruar Moskën t’i japë fund konfliktit në kushte të pranueshme për Kievin.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar se Rusia mund të ftohet në fund në një samit për ta diskutuar një zgjidhje të konfliktit sipas planit të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: