Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se situata në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht e rrezikshme për shkak të sulmeve të Izraelit në Liban, duek theksuar se janë të shqetësuar nga situata, transmeton Anadolu,
Peskov bëri vlerësime për gazetarët lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit dhe për situatën në Lindjen e Mesme.
Është “vështirë të flitet për ndonjë zgjidhje të mundshme” aktualisht në Lindjen e Mesme, theksoi Peskov i cili tërhoqi vëmendjen se zgjidhja “ndodhet në monopolin e një vendi të vetëm”.
“Rruga drejt paqes është në monopolin nga një prej vendeve dhe deri më tani nuk mund të flitet për ndonjë sukses. Aktualisht nuk mund as të identifikojmë asnjë mundësi. Edhe kjo ndoshta e bën situatën edhe më potencialisht të rrezikshme”, tha Peskov.
Duke e cilësuar përshkallëzimin e tensionit midis Izraelit dhe Libanit si “potencialisht jashtëzakonisht të rrezikshëm”, Peskov shprehu se zgjerimi i konfliktit do të çonte në destabilizimin e plotë të rajonit. “Sigurisht, kjo është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese për ne”, shtoi ai.
Lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një intervistë me një kanal televiziv se fundi i konfliktit është më afër se sa mendojnë shumë njerëz, Peskov tha:
“Çdo luftë përfundon me paqe, në një mënyrë apo tjetër. Nuk ka absolutisht asnjë alternativë për ne për të arritur objektivat tona. Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur këto objektiva të arrihen në një mënyrë apo tjetër”.