Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se situata në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht shqetësuese dhe u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov deklaroi se situata në Lindjen e Mesme po zhvillohet sipas një skenari jashtëzakonisht shqetësues. “U bëjmë thirrje palëve të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj atyre që ndodhin”, tha ai.

Më tej Peskov shtoi se dënojnë çdo lloj veprimi që shkakton vdekjen e civilëve.

“Rusia është në kontakt me të gjitha palët e konfliktit dhe vazhdon t’i mbajë këto kontakte”, theksoi Peskov duke përsëritur se u bëjnë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje.

Ai shtoi se mund të vendosen kufizime të përkohshme për fluturimet drejt vendeve të Lindjes së Mesme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: