Kryeministri Edi Rama mban sot në Selanik takimin e radhës në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”.

Sot në orën 11 me orën lokale, kryesocialisti do të takohet me shqiptarët që jetojnë në këtë zonë.

“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruante Rama në rrjetet sociale dy ditë më parë.

Ndërkohë të dielën e 12 nëntorit është lajmëruar takimi i kryeministrit shqiptar me shqiptarët e Anglisë në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb