Majlinda Kelmendi me fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë nuk gëzoi vetëm Kosovën e mbarë shqiptarët, por tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave kryesore botërore.


“Është historike për Kosovën! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike – dhe është e artë!”, shkruan në faqen e BBC në Twitter.


“Majlinda Kelmendi i fiton Kosovës medaljen e parë të artë…”, raporton The Guardian.


“Xhudo: Kelmendi siguron që të bëhet medalistja e parë e Kosovës”, është titulli i Reuters.
(ma.ar/BalkanWeb)