Të arrestuarit e fisit “Bajri”, në kuadër të operacionit “OAZ”, kanë bërë jehonë edhë në mediat holandeze.

“Policia shqiptare ka arrestuar një nga grupet më të mëdha mafioze të vendit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me botën e krimit në të gjithë Evropën. Ndërkohë dy prej drejtuesve të këtij grupi janë arrestuar në Roterdam, Holandë. Dy të ndaluarit, të afërm me njëri- tjetrin, përkatësisht të moshave 45 dhe 34 vjeç, dyshohet të jenë anëtarë të bandës famëkeqe të Bajrit, që rezulton të jetë një rrjet kriminal ndërkombëtar. Përveç prostitucionit, grupi dyshohet se kryente grabitje me armë, organizonte lotari të paligjshme, etj.” Shkruan “De Telegraaf” e cila i referohet njoftimit zyrtar të autoriteteve ligjzbatuese.

Në shkrim thuhet se ambasadori i Holandës përgëzoi Policinë dhe Prokurorinë shqiptare për bashkëpunimin e suksesshëm.

Media

“Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se keqbërësit nga vendi ballkanik kanë krijuar një rrjet kriminalit eti në Holandë. Vitin e kaluar, policia holandeze u vu në alarm për zgjerimin e shpejtë të grupeve kriminale shqiptare në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti.” përfundon shkrimi i ‘De Telegraaf

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb