I deleguari i Partisë Demokratike në Dibër, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas përplasjeve në KZAZ-të e Burrelit dhe Dibrës.

Çollaku shkruan në “Facebook” se sot demokratët dhe qytetarët matjanë shpartalluan me qytetari dhe vendosmëri skenarin e Rilindjes për përplasje civile. Sipas tij, demokratët sot fituan betejën për zemrat, mendjet dhe dinjitetin e matjanëve, duke shtuar se Mati nuk i dorëzohet diktaturës, arrogancës.

“Në një kohë kur opozita e bashkuar te drejtuar nga Partia Demokratike dega Mat,po zhvillonte marshimin-protestë ne qytetin e Burrelit kundër farses elektorale të ditës së dielë, mbeshtetes te kandidatit socialist per bashkine Mat ka organizuar një antimiting. Në krye të simpatizantëve të PS ishte kandidati për kryetar bashkie, Agron Malaj. Mitingu dhe antimitingu ka janë zhvilluar në një distancë prej vetëm pak metrash, përparq KZAZ nr. 16 në ambientet e gjimnazit “Pjetër Budi”, duke provokuar kështu edhe një përplasje civile mes qytetarëve.

Demokratet dhe qytetaret e Matit sonte me gjakftohtesi e qytetari shmangen nje perpalsje civile mes qytetareve matjane. Sot demokratët dhe qytetaret matjane shpartalluan me qytetari dhe vendosmeri skenarin Rilindas per perplasje civile. Sot demokratët e matit fituan betejen per zemrat mendjet dhe dinjitetin e matjaneve. Mati nuk i dorezohet diktatures,arrogances..,Mati nuk e shet lirine dinjiteten dhe endrren per nje Shqiperi Europiane”, shkruan Çollaku.

Kreshinki
Kreshinki

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb