Anëtari i Kryesisë së PD Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat tha se 30 qershori nuk është tjetër gjë, përpos se krim elektoral.

Çollaku u shpreh se sipas sondazheve të opozitës ëhstë një humbës i madh, prandaj dhe ka frikë nga gara me kandidat përballë. Ai theksoi se kur PD ka qenë në pushtet ka shërbyer me ndershmëri dhe jo me mafien e oligarkët.

“PD në Këshillin Bashkiak ka luftuar përditë për qytetarët e Tiranës. Po sot çfarë mund të shikojmë, pas 4 vitesh? Sot ka më shumë reklamë, por ka më shumë varfëri, ka më shumë taksa, ka çmime më të shtrenjta. Ka më pak biznese, që mbyllen, duke detyruar njerëzit të vuajnë varfërinë.

Ndoshta nuk është bërë gjithçka perfekte, por ne kemi qenë me qytetarët dhe oligarkët. Unë sot në emër të këshilltarëve të PD dhe opozitës mund të them se ndihemi krenarë për rezistencën që këshilltarët opozitarë kanë bërë. Publiku duhet të kujtojë se Teatri Kombëtar rri në këmbë vetëm nga ne. Rama dhe Veliaj bënë ligjin “Fusha”, antikushtetuese. Rama dhe Veliaj po pastrojnë 200 milionë euro te Teatri Kombëtar. Rama dhe Veliaj janë munduar të na blejnë, por ne s’ia kanë arritur.

Që nesër nuk ka më Këshill Bashkiak, por si partia e punës. Sot Veliaj del kandidat humbës. Veliaj do të humbiste. Ata po shkojnë drejt krimit elektoral sepse ata mund të fitojnë vetëm me pseudo-gara. Më datë 8 qershor prandaj duhet që të dalim të gjithë të dalim në protestë kundër mafies në pushtet”, tha Çollaku.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb