Pas dënimit me 9 muaj burg, të konvertuar me 150 orë pune për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, vjen reagimi nga ish-rivali i tij në zgjedhjet bashkiake, Lefter Maliqi.
Ky i fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, tha se sipas ligjit, Rama duhet të shkarkojë Hajdarin dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme.
REAGIMI I MALIQIT
Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari.
Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas ketij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Hajdari i cili iku me vrap pas denimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap doreheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet.
Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën!
Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”! 🤝🙏💪🇦🇱