KORCE

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve të përdorin kodin rrugor dhe të respektojnë rregullat pas reshjeve që kanë pushtuar vendin. Qendro ishte në Korçë, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirë dhe  të shmangin lëvizjet ne orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes. Qëndro ka thënë se firmat duhet te zbatojnë kontratën dhe që nuk hapin rrugët do kenë penalitete.

Situata pritet të jete e vështirë, pasi  reshjet e bores do vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes. Ne Korçe, aksi nga Qafe Thana deri ne Kapshtice kalohet pa zinxhirë. Në mbrëmje do ketë ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes. Aksi me i vështirë paraqitet në Gjirokastër-Kakavije, Bulqizë dhe Elbasan. Aktualisht nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullohet me zinxhire.

Sakaq, Drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Haki Cako tha se: “jemi në situatë të vështirë, por jo ne situate emergjente. Po vlerësojmë situatën hap pas hapi, me e vështirë gjendja ne zonat e thella malore. Po mbajmë kontakte me te gjithë prefektët dhe jemi në gatishmeri per të përballuar cdo të papritur të motit”.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: