GREQI – Kreu i FMN Christine Lagarde deklaroi për agjencinë Bloomberg se nuk do të lejojë që Greqia të përfitojë shtrirje kohore për shlyerjen e këstit të FMN-së. “Asnjë ekonomi e zhvilluar nuk ka kërkuar shtrirje të shlyerjes së pagesave dhe FMN në 30 vitet e fundit nuk ka lejuar asnjë vend t’i vonojë ato”, tha Lagarde, duke shtuar se shpreson që kjo nuk do të ndodhë as me Greqinë.

“Unë personalisht nuk do ta mbështes një kërkesë të tillë”, paralajmëroi drejtoresha e FMN-së. Bloomberg shkruan se “Greqia duhet t’i paguajë FMN-së 1 miliard euro muajin e ardhshëm dhe nëse dështon të bëjë pagesën, atëherë rreshtohet në klubin e vendeve si Zimbabve, Somali dhe Sudan të cilët kanë pagesa të prapambetura”. Bloomberg gjithashtu vë në dukje se Ministri i Financave grek, Janis Varufakis nëpërmjet një e-mail-i ka bërë të qartë se kurrë nuk ka kërkuar të vonojë pagesën e këstit, që Greqia i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar.

(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb