TIRANË- Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka kritikuar sot opozitën shqiptare duke e cilësuar sjelljen e saj të çoroditur dhe deklaroi se opozita e theu bojkotin vetëm për mandatin politik. Nga mbledhja e FRD-së, ku është diskutuar organizimi i kësaj force politike për vitin 2015, Topi nuk ka kursyer nga kritikat edhe parlamentin.
“Opozita shqiptare ka një sjellje të çoroditur, vendi ka nevojë për një të djathtë të konsoliduar dhe një mazhorancë po të tillë. Ndërkohë që edhe Parlamenti ka probleme dhe nuk ka funksionuar”, u shpreh Topi.
Kreu i FRD-së gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen e dhimbshme në Francë. Ai i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe presidentit Hollande.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb