Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një status në Facebook në nder të 19-vjetorit të vdekjes së Azem Hajdari.

Këlliçi shkruan se “sot duhet te jemi kokeulur para Azemit, jo vetem nga nderimi per vepren e tij, por edhe nga turpi”.

Ai krahason kohën kur Azem Hajdari nuk tradhëtonte idealet e tij, ndërsa sot deputetin demokrat e blejnë me para, duke iu referuar rrjedhjes së votave për zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar parlamenti.

“Sot duhet te jemi kokeulur para Azemit, jo vetem nga nderimi per vepren e tij, por edhe nga turpi. Para 19 vitesh trashegimtareve te diktatures komuniste u duhej ta vrisnin deputetin e PD se ai nuk tradhetonte idealet, ndersa sot e bejne me lehte, e blejne me para, e kapin me presion. Blerja e votave te demokrateve ne favor te Gramoz Rucit eshte nje kembane alarmi per cdo demokrat, per cdo njeri te lire te ketij vendi.

Si kryetar i FRPD ndjej detyrimin te theksoj se te rinjte demokrate gjenden para nje sfide edhe me te veshtire. Sot duhet te zgjedhim te jemi rober te krimit ose te perballemi me kedo qe perdhos lirine dhe dinjitetin tone. Per ta luftuar kete te keqe, kapjen e demokracise duhet te mesojme pa me te voglin hezitim nga brezi i Azemit. FRPD ka detyrimin te perballet per nje demokraci te vertete, qe nis nga PD e shtrihet kudo ne shoqerine tone. Nderim perjete Azem Hajdarit,” shkruan kreu i FRPD.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb