NGA: EGLANTINA ALLIAJ* TIRANE- Rezultatet ne luftën kundër informalitetit në punë janë pozitive krahasuar me një vit më parë. Kështu deklaroi kreu i inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, gjatë analizës me trupën inspektuese. Sipas tij nga viti 2013 në 2014 në rritje pozitive rezultojnë 26% më shumë punëmarrës të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.

“Janë regjistruar dhe trajtuar vetëm në 3 mujorin e parë të 2014, gjithsej 143 ankesa që krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezultonin të regjistruara vetëm 37 të tilla, ose thënë ndryshe rreth 80% me shumë. Ajo që vlen që të theksohet është se 65% e ankesave te ardhura janë zgjidhur në favor të punëmarrësve duke përfituar të drejtat që iu jep ligji. Kemi vazhduar me të njëjtën intensitet si një vit më parë takimet me biznesin, sindikatat e punëmarrësve, koordinatorët e çështjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë etj, duke ndikuar pozitivisht në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit me biznesin dhe konsiderimin e tij partner shumë serioz”, -tha Ylli.

Përmirësim, sipas Dritan Yllit konstatohet edhe çështjet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Përsa i përket çështjeve që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë konstatohet më përmirësim i situatës. Në këtë përmirësim kanë ndikuar: orinetimi i procesit të inspektimit në subjektet që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve. Shifrat krahasuese të periudhave 3-mujore të vitit 2014 me vitin 2015 flasin për një ulje prej 9 për qind të rasteve të inspektimeve për shkak të aksidenti. Në subjektet e inspektuara konstatohet një rënie prej 42% të punëmarrësve me sëmundje profesionale. Është rritur me 18% numri i subjekteve që kanë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.”, shtoj Ylli.

Lidhur me sanksionet për subjektet të cilat shkelin ligjin, kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, tha se përveç dënimit të gjobës, konstatohet edhe pezullim të aktivitetit apo të një pjese të tij. Ndërkohë ai e cilësoi ende një problem informalitetin në sektorin e ndërtimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: