Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka reaguar pas zgjedhjes së imzot Joanit si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shprehu urimet më të sinqerta dhe mirënjohjen për këtë zgjedhje, duke e cilësuar imzotin Joan si një figurë të denjë për këtë post dhe një udhëheqës me vizion dhe integritet.
“Urime Fortlumturi Joani! I denjë!” shkruan Dom Meta, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij në komunitetin fetar dhe shoqëror në Shqipëri. Ky mesazh pason ngjarjen historike të zgjedhjes së kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse, i cili do të udhëheqë Kishën Ortodokse për shumë vite të ardhshme.
Postimi i kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta:
Urime Fortlumturi Joani! I denjë!
(Balkanweb)