Shoygu, ish-ministër i mbrojtjes, kryeson delegacionin në kryeqytetin e Koresë së Veriut si pjesë e “dialogut strategjik në vazhdim” midis dy vendeve.

“Më 13 shtator, një delegacion i kryesuar nga Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Sergey Shoygu, ishte në Phenian. Si pjesë e dialogut strategjik në vazhdim midis vendeve tona, u zhvillua një shkëmbim thelbësor pikëpamjesh me kolegët koreanë për një gamë të gjerë çështjesh në agjendën dypalëshe dhe ndërkombëtare. Shoygu u prit nga Kryetari i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, shoku Kim Jong Un”, thuhet në një deklaratë nga qeveria ruse.

Takimet u zhvilluan në një “atmosferë jashtëzakonisht të besueshme dhe miqësore” dhe ato do të ndihmojnë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Phenian në qershor.

Presidenti Putin udhëtoi në Korenë e Veriut në qershor dhe nënshkroi një pakt të ndërsjellë të mbrojtjes. Perëndimi akuzon Phenianin për dërgimin e armëve Moskës për luftën e saj në Ukrainë, një pretendim i mohuar nga të dy vendet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb