Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj si i ftuarë në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka kërkuar nga qeveria një paketë për sektorët e prodhimit ushqimor.
Sipas Rrapajt, paketa duhet të adresojë 4 shtylla dhe 9 hallka të zinxhirit ushqimor, saktësisht të subjekteve që prodhojnë.
Për fermerët Rrapaj thotë se ata që janë në vështirësi perj krizës ekonomike të lejohen të marrin kredi. Pozitive sipas tij është që u rrit eksporti dhe kushtet e motit ishin të mira por mungon financimi.
Sa për blegtorët Rrapaj thotë se janë goditur rëndë pasi humbën tregjet pas mbylljes së tyre, por probleme kanë dhe prodhuesit e mishit dhe të verës.
”Është sektori më i vështirë që kemi. Është mjaft i rëndësishëm sepse ka të bëjë me prodhimin dhe furnizimin e popullit me ushqim. Edhe në kushte normale ka probleme jo më me pandeminë. Kemi pasur një anë pozitive pasi kushtet e motit kanë qenë pozitive, kemi pasur vetëm një breshër në Lushnje. Kur u shfaq COVID-19, i gjeti gjithë subjektet në fushatë. Në mbjellje dhe prodhim. Ata që kishin për të mbjellë nuk mbillnin dot në kohë. Nuk kishte njerëz për të mbjellë në kohë. Transporti, nuk mund të bëhej. Flas për 2 javët e para. Këto ndikuan negativisht, në kosto dhe treg. Këto kanë qenë dy pikat më nevralgjike. Dhe këto ndikojnë në mungesën në treg. Eksporti ka ecur rregullisht. Ky grupim, 15% të totalit të fermerët, së bashku me qendrat e grumbullimit, kanë investuar vetë, kanë përfituar subvencione, dhe patën pozitivitet. Ankesat kanë qenë të kostoja dhe ajo çfarë na pret. Patëm probleme në disa produkte. Fermerët që shisnin qengja dhe keca nuk i shitën në kohë. U mbyllën tregjet. Pësoi dëm dhe do të ketë dëm. Po ashtu edhe prodhuesit e mishit të derrit. Prodhuesit e mishit kanë pësuar goditje të madhe. Në këtë situatë ishte e domosdoshme që me fermerët të punohej në mënyrë solidare. Që në gjitha hallkat të punohej mirë, por kemi probleme organizimi, menaxhimi, financimi. Edhe prodhuesit e verës kanë probleme dhe ankesa, sepse kanë një sasi të madhe për të shitur në vjeshtë, po e vjelin tani deri në shtator por ku do e shesin. I kanë depot plot. Ne kërkojmë që një pjesë e mirë e fermerëve që kanë marrë kredi, të kenë mundësi për të vazhduar të marrin kredi. Nëse mungon financimi në proces dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.
Kemi një kërkesë. Të ndërtohet një paketë me 4 shtylla kryesore, të hyjmë në të 9 hallkat e zinxhirit të prodhimit ushqimor.”- tha Rrapaj.
(BalkanWeb)