TIRANE

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Gent Ibrahimi ka njoftuar se më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, i cili do zëvendësojë kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.Në lidhje me SPAK Ibrahimi ka zbuluar se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 ditë afat.

Ibrahimi tha se SPAK dhe PP janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.

SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.  Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: