ELBASAN

Gent Ibrahimi, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një prej institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësisë ka qenë sot në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ku ka zhvilluar një takim pune me prokurorët.

Gjatë takimit janë propozuar dy kandidate për postin e drejtuesit të Prokurorisë Elbasan Bledar Mustafaraj dhe Kreshnik Ajazi.

Brahimi ka zhvilluar gjithashtu një takim të gjatë me zv.Drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Ritvan Sukaj ku është njohur me volumin e dosjeve si dhe me ecurinë e hetimit mbi Dosjet e Krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb