TIRANE – Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj dënoi sulmet terroriste në Bruksel, ku 28 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimeve me bomba në aeroport dhe metro. Kreu i KMSH-së theksoi se islam do të thotë paqe dhe terrori nuk ka asnjë lidhje me islamin.

“Aktet terroriste dhe terrori ka goditur përsëri. Mallkuar qoftë terrori dhe gjithë aktet terroriste dhe të gjithë ata njerëz që luftojnë në emër të terrorit. Feja myslimane gjatë gjithë kohës e ka dënuar hapur terrorin dhe një fe që në sens islam do të thotë paqe. Terrori nuk ka fe, nuk ka lidhje me fenë sidomos me fenë islame.”- deklaroi Bruçaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: