TIRANË

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri ka zhvilluar një  takim me delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri.

“BalkanWeb” ka mësuar se delegacioni i OSBE/ODIHR kryesohej nga britanikja, Aundrey Glover, ndërsa pjesë e takimit të delegacionit ishte edhe nën-kryetari i KQZ, Denar Biba.

Ky takim vjen në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore. Vëzhguesit e OSBE/ODIHR pritet që të premten të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Palët politike vijojnë të mos kenë asnjë hap drejt dialogut për zgjedhjet e qershorit, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, pasi sipas tyre, çdo tentativë e tillë do të cenonte edhe më tej rendin demokratik.

Brenda 24 orësh, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me dy letra publike kryedemokratit, Lulzim Basha, të cilin e ka ftuar në dialog pa kushte, por lideri i selisë blu  e ka mohuar në formë kategorike një ftesë të tillë. Sipas tij, kushti i panegociueshëm  i opozitës së bashkuar është largimi i Edi Ramës si kryeministër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: