Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua ankimimi i PD-së me kryetar Sali Berishën.

Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb