Në mesin e tensioneve në rritje për të ardhmen e NATO-s dhe pikëpamjeve të ndryshme për Rusinë, shefi i aleancën Mark Rutte paralajmëroi SHBA dhe Evropën kundër çdo tundimi për të ecur vetëm.

“Më lejoni të jem absolutisht i qartë, nuk është koha për të ecur vetëm. Jo për Evropën apo Amerikën e Veriut. Sfidat globale të sigurisë janë shumë të mëdha për secilin prej nesh për t’u përballur vetë. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e sigurt të Evropës dhe Amerikës së Veriut, nuk ka alternativë ndaj NATO-s”, tha Rutte.

Thirrja e Rutte për unitet transatlantik erdhi disa ditë pasi Atlantic raportoi se sekretari i Mbrojtjes i SHBA Pete Hegseth dhe zëvendëspresidenti JD Vance ishin ankuar për aleatët evropianë në një grup në Signal.

“Absolutisht, a mund t’u besojmë amerikanëve, po. Ata janë partneri ynë më i madh, aleatët më të mëdhenj në NATO.” përfundoi ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb