KOSOVË 

Vëllai i Fatmir Limajt, Demir Limaj, mban dy vende pune, është drejtor i një departamenti në Telekomin e Kosovës, si dhe ligjërues në Universitetin Publik të Prizrenit. Vetëm vlera e pasurisë së tij të paluajtshme shkon në 1 milion e 339 mijë euro.

Prej pasurisë milionëshe, Demiri posedon një shtëpi dhe një banesë në vlerë prej 400 mijë eurosh. Ndërkaq 4 pronat e tij kanë vlerën e rreth 1 milion eurove (939 mijë euro). Në deklarimin e pasurisë së vëllait të kryetarit të Nismës bie në sy një tokë e tij 3-hektarëshe në vlerë 500 mijë euro.

Ai, gjithashtu, posedon një veturë Mercedes në vlerë 25 mijë euro. Ndërkaq, në pronësi të bashkëshortes së tij është një Audi A3 në vlerë 10 mijë euro. Paga vjetore e Demir Limajt si drejtor i departamentit në Telekom shkon në 23 mijë e 40 euro. Nga ligjërimet me honorar në Universitetin e Prishtinës, ai përfiton 720 euro në vit.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb