FIER

Kreu i Partisë Demokratike të Fierit dhe ish-deputeti Luan Baçi ka dalë para mediave sot për të denoncuar siç tha ai presionin që po iu bëhet qytetarëve të Fierit që kanë protestuar kundër qeverisë.

Baçi tha gjithashtu se kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 2017 Pandeli Tole është shoqëruar nga policia dhe i është bërë presion për të pranuar mandatin e deputetit.

“Ka ditë që po ushtrohet terror policor duke bërë presion. Pandeli Tole, pjesëmarrës në protestë kandidat i listës për deputet është shoqëruar dje rreth orës 12:00 në mënyrë të paligjshme dhe deri në 15:00 e kanë mbatjur në komisartiat në korridore. Nga ora 15:00 deri në orën 22:20 është vënë nën presion nga drejtues të lartë policie, që nuk i dimë emrat për momentin dhe i është bërë presion për të mos i prerë fletë-arrestin, të pranonte mandatin e deputetit.
10 minuta para se të mbushte 10 orarëshin për të mos shkelur ligjin, i kanë prerë fletë arrestin. E kanë mbajtur brenda në mënyrë të paligjshme pasi nuk ëbri atë që i thanë drejtuesit e policisë. Jam këtu për të denoncuar këtë fakt tronditës”, tha Baçi.

Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu të reagojnë. Ai akuzoi policinë se po përdoret nga politika.
“Të ndërhyhet urgjentisht. Pandeli Tole mbahet në birucë paligjshmërisht dhe i bëhet presion për të pranuar mandatin. Edhe avokati ka vështirësi të kontakotojë me Pandeli Tolen, ka arritur të marrë vetëm këtë kontakt me të”, tha Baçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb