GRAMSH

Kreu i Partisë Socialiste në Gramsh, Klodian Taçe ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet.

Përmes një postimi në Facebook, Klodian Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente , kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja ne HEC Holte do anullohet ???. Faleminderit miku ynë.”- ka shkruar kreu i PS në Gramsh.

Uy67jhmn
Uy67jhmn

Kujtojmë se banorët dhe PD kanë denoncuar ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës. Pak ditë më parë Luciano Boci akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC po zhduk bukuritë e rralla të natyrës në kanionet e Holtës, ndërsa kërkoi ndalimin e punimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb