TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon një drejtues lokal të PS.  Sipas denoncuesit, kryetari i Partisë Socialiste të Prenjasit, Haxhi Çollaku ka aksidentuar për vdekje një kalimtar. Ai shton në denoncim se fajin ia kanë lënë viktimës. Për Berishën, po të shtypën drejtuesit e Rilindjes fajin e ke vet.

STATUSI I BERISHËS
Po të shtypën drejtuesit e organizatës kriminale Rilindja në pushtet, fajin e ke vet! Kryetari i Partisë kanabiste të Prrenjasit, Haxhi Çollaku shtyp për vdekje qytetarin.
Narkopolicia dhe partia deklarojnë: Fajin e ka viktima!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor kryetari i Partisë Socialiste Prrenjas ka vrarë me makinë. Ai është Haxhi Çollaku tani ia lënë faj të viktimës. Çfarë bëhet kështu o doktor Zoti të ruajtë! Është për kandidatë për kryetar, bashkia bën fushatë për vete.
Para pak minutash ka bërë aksident ky tip ku policia edhe media edi ja vënë fajin viktimës.

  • foto galeri
  • foto galeri

(j.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb