I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Spiro Brumbulli, Sekretari i Shoqatës së Bankave hodhi dritë mbi shumën e grabitur mesditën e së martës 9 Prill në aeroportin e Rinasit.

Ndërsa në media përflitet se nga barku i avionit që do të udhëtonte drejt Vjenës janë marrë 10 milion euro, Spiro Brumbulli thotë se shuma është më pak se sa aq.

“Unë thashë që nuk janë vjedhur 10 milion euro, mund të jenë 5 deri në 6 milion euro, ka pasur edhe dollarë”,- deklaroi ai në emision.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb