Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar kandidimin kreut të Omonias, Fredi Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës. Arsyeja është shkelja e ligjit të dekriminalizimit, pasi Beleri figuron i dënuar më parë nga Greqia por edhe në Shqipëri.

Beleri është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Athinës me 18 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg. Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

Këto janë arsyet që KQZ i ka refuzuar kandidimin por ka reaguar ashpër Athina zyrtare. Ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën.

Beleri
Beleri

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cila përbëhet nga anëtarë të partive shqiptare, për të mos pranuar kandidaturën e Kryetarit të Omonias Himarë, z. Fredi Beleri, për postin e Kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme lokale shkakton shqetësim të veçantë. Me aq sa janë bërë të ditura deri tani, ky vendim nuk ka bazë ligjore. Po ndjekim zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë përfaqësuesit e minoritetit”, deklaron MPJ greke.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb