TIRANE

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki  ka komentuar vendimin e miratuar nga Qeveria për krijimin e shoqërisë tregtare shtetërore me emrin “Ilyruian Guard”. Sipas ish-deputetit demokrat shoqëria private e sigurisë e cila do të krijohet me paratë e taksapaguesve do të ngrihet për tre motive kryesore; zgjedhjet, korrupsionin dhe oligarkinë.Sipas Bylykbashit ata janë piratë me maskë, si ata të grabitjes në aeroportin e Rinasit

“Illyrian Pirates‎ ose Policia Publike Private (PPP)
‎Keto PPP po i mbysin shqiptaret. Te gjithe kane degjuar me habi keto dite qe Edi Rama po krijon policine “private publike‎”. “Illyrian Guards” e kane quajtur. Do te krijohet me parate e taksapaguesve, plot 100 milione leke te vjetra. Paciperia (qe nuk ka pse habit me njeri), i ka cuar piratet ne qeveri qe funksionimin e kesaj parapolicie ta bazoje tek ligji i Policise se Shtetit. Shumekush po vret mendjen apo spekulon per arsyet. Por mos harroni tri motive baze:

Zgjedhjet – PS i duhen vota dhe punesimi i qindra e mijera militanteve apo i njerezve qe duan nje rroge ne shtet, me page, sigurime dhe pushime te garantuara, eshte nje menyre per te blere masivisht vota. Policia private e shtetit do te jete ndermarrje shteterore, ku njerezit do punesohen lehtesisht me kontrata te thjeshta pune, pa kufizimet e konkurseve shteterore. Me pas nuk eshte cudi qe keta lloj policesh, me kerkese te Veliajt, te perdoren kunder protestueve si ata te Astir ‎dhe Bregu i Lumit dhe Lleshet te thone qe nuk ishte policia qe rrahu banoret.

‎Korrupsioni – te gjitha institucionet shteterore jane te detyruara te marrin sherbim me pagese me cmim tregu nga kjo kompani, pra pa tender. Vetem nese ajo nuk e merr persiper, mund te zbatohet legjislacioni ne fuqi thote vendimi i qeverise. Pra del nga loja ligji i prokurimit publik me nje VKM. Per qindra objektet shteterore (shkolla, spitale, institucione, etj) dhe objekte te tjera private qe do perlaje kjo polici, me kontrata te garantuara, do te duhen te blihen qindra arme te reja‎, makina, motocikleta, pajisje mbrojtjeje dhe uniforma apo mjete te tjera, sisteme alarmi, sinjalizimi, qendra kontrolli dhe nderlidhjeje. Te gjithe kane degjuar per korrupsionin galopant ne kontratat dhe tenderat e shoqerive te medha shteterore, ku miqte e kryeministrit marrin cdo kontrate. Duke qene nje ndermarrje tregtare, kjo parapolici do te shmange procedurat shteterore standarte te prokurimit te mallrave dhe sherbimeve. Llogaritni qindra milonat qe do te tenderohen dhe rryshfetet qe do te ndahen mes ketyre piranjave qe qeverisin.

Oligarkia – Prisni sa te fryhet me kontrata te ‎majme kjo kompania, te mbushe llogarite, dhe do te shihni si ndonje oligark do te beje oferte te pakerkuar per ta blere, dhe qeveria Rama do te nxjerre vendim per ta privatizuar. Ne relacionin qe do te shoqeroje vendimin, do te thuhet se shteti do te perfitoje para. Por ama llogarisni qindra vendet e punes qe do mbyllen tek policite private qe do te falimentojne nga hapja e kesaj kompanie sepse nuk do te kete me konkurence. Vendimi i qeverise detyron entet shteterore te kontraktojne kete polici private shteterore, ne shkelje te ligjit te prokurimit.

Grabitja skandaloze ne Rinas e miliona eurove, ku banditet thyen perimetrin e sigurise se nje prej zonave te sigurise se larte, do t’u sherbeje ketyre piranjave per te justifikuar kete vendim skandaloz.‎ Do te dale Minister Sintetiku dhe do te thote: “E shihni? Kemi qene largpames”. Do argumentoje se kjo polici private e Rames duhet patjeter. Dhe nese ndodh grabitja tjeter ne Rinas, faji nga kinezet do bjere tek iliret ama kurre tek qeveria.‎

Keta nuk jane Illyrian Guards, keta jane pirate qe duan te fshihen pas nje identiteti antik! Pirate me maske, si ata te grabitjes ne aeroportin e Rinasit. Duhen shporrur nje ore e me pare sepse po grabisin cdo qindarke te shqiptareve te varfer! #13prill

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: