TIRANË

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 foli për krijimin e zonës së mini-shengenit në vendet e Ballkanit Perëndimor.



Ai tha se kjo strategji nuk mund të funksionojë pa normalizimin  e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ambasadorit të Kosovës, me krijimin e minishengenit, përfituesit kryesorë  të këtij projekti do jenë shqiptarët.


“Unë kam biseduar me zyrën e kryeministrit të Kosovës. Kosova nuk ka pasur një ftesë për shengenin. Ky proces nuk mund të behët në mënyrë parciale, por ky proces bëhet paralelisht. Stabiliteti e marrëdhënieve në Ballkan varet  nga normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Kush fiton nga minishengeni? Fitojnë shqiptarët. Nuk është koha e Krimesë as nuk është ndarje mes lindjes dhe perëndimit, është një kontekst ndërkombëtar”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Etiketa: