Mbrojtja e sipërmarrjes me institucione të dedikuara si dhe forcimi i rolit të tyre në krijimin e një mjedisi të favorshmëm për biznes ishin fokusi i konferencës ndërkombëtare mbajtur në Gjeorgji, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.

“Në konferencën “Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e biznesit”, me Ombudsman të biznesit nga vende të ndryshme të botës, diskutuam mbi rëndësinë e rolit që institucionet kanë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të sipërmarrjes.

Shumë interesante të dëgjonim mbi përvojat e vendeve të ndryshme dhe të këmbenim ide mbi mundësitë e bashkëpunimit.

Prezantova eksperiencën tonë, rëndësinë që i kemi dhënë sipërmarrjes, si dhe firmosëm bashkë me kolegun në Gjeorgji, Irakli Lekvinadze, një marrëveshje mirëkuptimi. Faleminderit Ombudsmanit të Gjeorgjisë për këtë hap të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal që padyshim do të na ndihmojë në përmirësimin e punës dhe sigurimin e një mbrojtje më të mirë për sipërmarrësit.” shkruan Shalsi në një postim në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb