Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq  ka caktuar për 15 prill një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit , në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Qeverisë së re serbe.

Ky njoftim u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Serbisë.

Sipas medive serbe kandidati për kryeministër të Serbisë, Gjuro Macut   ditën e sotme   ka dorëzuar Kuvendit propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.

Për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të Financave është propozuar Sinisha Malli, i cili ka ushtruar të njëjtën detyrë edhe më herët.
Ministria i Punëve të Brendshme i është besuar Ivica Daçiqit, i cili po ashtu mbetet edhe zëvendëskryeministër.

Ndryshimet në qeverinë e re serbe kanë të bëjnë veçanërisht me Ministrinë e Integrimit Evropian, ku është emëruar Nemanja Staroviç dhe në atë të Arsimit, një sektor nën vëzhgim dhe shumë i përfshirë në muajt e fundit për shkak të lëvizjes së protestës së studentëve.

Protestat e studentëve filluan pas vdekjes së 16 personave gjatë shembjes së një çatie në stacionin e trenit në Novi Sad, në fillim të nëntorit, dhe kanë për qëllim korrupsionin e përhapur, demokracinë e dobët dhe kontrollin e medias nga autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb