TIRANE

LSI ka publikuar letrën që ish ministri i drejtësisë dhe ish deputeti i LSI Petrit Vasili i ka dërguar në vitin 2017 Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, William Brownfield.

Letra mban datën 15 shkurt 2017 dhe Vasili në cilësinë e ministrit të drejtesisë i ka kërkuar SHBA zyrtarisht mbështetjen dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Byronë e Hetimit dhe SPAK, që të ngrihen sa më parë dhe me asistencë e mbikëqyrje të fortë amerikane.

Gjithashtu në letër kërkohet që të zbatoheshin standarde më të larta amerikane në mënyrë që ligji të zbatohet me fuqinë më të madhe ndaj krimit e korrupsionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: