TIRANË

Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për t’u tërhequr nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Kandidati nuk ka dhënë detaje për arsyet, që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Pas kësaj kërkese, Këshilli e miratoi atë me 10 vota pro.

Gjithashtu “BalkanWeb” mëson se Komisioni i Karrierës në KLP ka paraqitur një relacion për mënyrën si do të veprohet me caktime të përkohshme para krijimit të KLP-së dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim. Krijimi i strukturave të SPAK dhe BKH-së do të hetojë korrupsionin në nivelet e larta, përfshirë edhe atë në fushën e politikës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: