Projektohet me sukses duke përdorur një printer 3D, një zemër e plotë e mbushur me qeliza, enë gjaku, barkushe dhe çdo gjë tjetër. Shpresohet se ky zhvillim teknologjik mund të jetë një hap i madh në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

Zbulimi vjen nga Universiteti i Tel Aviv në Izrael, i cili ka tejkaluar printimet e mëparshme të indeve njerëzore, të cilat nuk përfshinin enët e gjakut.

Profesor Tal Dvir nga School of Molecular Cell Biology ishte ai që udhëhoqi studimin dhe tregon se: |Kjo zemër është bërë nga qeliza njeriu të marra nga pacientë.. Në procesin tonë, këto ‘materiale’ shërbejnë si bio-boje, substanca të bëra nga sheqerna dhe proteina që mund të përdoren për printimin 3D të modeleve të indeve komplekse.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: