TIRANE- Në një postim të Ambasadës Amerikane në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se kjo qendër e financuar nga USAID/Albania u vizitua sot nga Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Henri V. Jardine së bashku me ambasadorin britanik, Nicholas Cannon, Ministrin e Mirëqënies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), Kananaj dhe Drejtoreshën e organizatës “Assist Impact”, Thimm.

Kjo “strehë” do të shërbejë si strehim i përkohshëm për personat LGBT të pastrehë, që vuajnë dhunën në familje për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor, ose që jetojnë në kushte e mjedis jo të sigurt.

Kjo është streha e parë e këtij lloji dhe sipas Ambasadës Amerikane kjo është një arritje e rëndësishme për lëvizjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: