TIRANE- Dy djemtë e Rrapush Xhaferrit kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje me anë të krijimit të firmave piramidale.

Bëhet fjalë për Përparim dhe Pëllumb Xhaferrin, babai i të cilëve u akuzua për mashtrim gjatë krijimit të firmës piramidale famëkeqe “Xhaferri” gjatë vitit 1997. Ndaj dy djemve të Xhaferrit, rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “vjedhje me anë të krijimit të firmave piramidale”.

Sipas uniformave blu arrestimi i dy vëllezërve është bërë për të ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila i ka shpallur ata fajtorë për vjedhje me anë të krijimit të firmave piramidale. Sipas vendimit të Gjykatës Përparim Xhaferri është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa Pëllumb Xhaferri është dënuar me 10 vjet burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: