SHBA– Ishte 30 vjeç kur krijoi aplikacionin e fotove Instagram, prej të cilit fitoi famën dhe marrëveshjen me Facebook. Quhet Kevin Systrom dhe ka nisur karrierën e tij si inxhinier software. Së bashku me kolegun e tij Mike Krieger, ai e lançoi Instagramin në tetor të vitit 2010.

Systrom ka qenë një student i shkëlqyer i Universitetit Stenford, ku edhe është diplomuar. Kur e pyetën se cili ishte sekreti i arritjeve të tij, ai tha: “U fokusova tek gjërat që vërtet i doja, gjithmonë kam pasur pasion për fotografinë dhe produktet teknologjike. Gjithashtu shpenzoja kohë në rrjetet sociale, kështu që përse të mos krijoja diçka që përfshinte çdo gjë që unë doja”.

Ai ka deklaruar se Instagrami është krijuar, për të pasqyruar çdo ngjarje dhe për t’i dhënë një ndihmë çdo artisti të hedhë dritë mbi punën e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb