Qeveria australiane dëshiron që Julian Assange të kthehet në shtëpi, ka thënë kryeministri Anthony Albanese, pasi krijuesit të WikiLeaks iu dha lirimi me kusht nga Mbretëria e Bashkuar, përpara një pranimi të fajësisë në një gjykatë amerikane, pjesë e një marrëveshjeje që do sjellë lirimin e tij.

Assange u lejua të largohej nga burgu i sigurisë së lartë në Belmarsh, ku kaloi mbi 1900 ditë, të hënën dhe të largohej nga toka britanike. Të mërkurën, ai pritet të marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Saipan, pjesë e territorit amerikan të Ishujve Mariana Veriore, ku një gjykatës amerikan pritet të miratojë një marrëveshje që ai bëri me prokurorët.

Duke diskutuar lajmin me deputetët, Albanese përsëriti se “nuk ka asgjë për të fituar nga burgimi i tij i vazhdueshëm dhe ne duam që ai të sillet në shtëpi në Australi”.

Zyrtarë të lartë australianë, duke përfshirë Komisionerin e Lartë në MB Stephen Smith dhe ambasadorin në SHBA Kevin Rudd ndihmuan në sigurimin e lirimit të tij dhe po e shoqërojnë Assange, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb